9
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur në afërsi të banesës së tij në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, Shkodër.
Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët.
“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Nënmavriq, është gjetur nga familjarët, në afërsi te banesës, trupi i pajetë i shtetasit Z. V., 47 vjeç.
Nga këqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht, dyshohet se 47-vjeçari e ka humbur jetën, si pasojë e pickimit nga bletët”, njoftoi sot policia.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com