Një qytetar nga Komuna e Fushë-Kosovës ka reaguar në lidhje me një problematik me të cilën janë përballur sot.
Qytetari përmes një shkrese të dërguar tek lajmi.net ka treguar gjendjen e rëndë të shkollës fillore “Laura Scotti” në Grabovc të Poshtëm të kësaj komune, e cila sot për dallim nga shkollat e tjera nuk arriti t’i hap dyert për nxënësit.
Qytetari në fjalë akuzoi komunën e Fushë-Kosovës, si dhe Drejtorinë e Arsimit për mosinvestim dhe keqmenaxhim duke thënë se arsimi është lënë anash për shkak të intersaveelektorale.
“Keqmenaxhimi në arsim – suksesi i vetëm i komunës! Në Fushë Kosovë kemi një ‘rekord’ të ri: e vetmja shkollë në komunë është mbyllur. Jo për shkak të mungesës së nxënësve, por për faj të Drejtorisë së Arsimit, që në vend të investimeve në kohë, është marrë me kalkulime elektorale. Mësimi i fëmijëve u sakrifikua për fushatë, sepse pushteti mendon se vota vlen më shumë se e ardhmja e brezave. Turp! Shkolla nuk duhet të bëhet pre e lojërave politike”, ka shkruar qytetari.
E në lidhje me këtë nga Komuna e Fushë-Kosovës thanë se shkolla është duke i rinovuar dhe shpejtë do të hapet për nxënësit.