Një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur këtë të hënë në një fabrikë çeliku në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si pasojë e të cilit deri më tani raportohet për të paktën një viktimë. Ndërkohë dy persona të tjerë janë raportuar të zhdukur. Por mediat amerikane si CNN dhe CBS News raportojnë se numri i të lënduarve dhe viktimave mund të ketë shkuar në dhjetëra.
Incidenti ka ndodhur US Steel Clairton Coke Works, një fabrikë e madhe në jug të Pittsburgh, në Pensilvani.
“Dy persona aktualisht konsiderohen të zhdukur, dhe disa të tjerë janë trajtuar për lëndime të ndryshme. Statusi i këtyre individëve nuk dihet ende.”, tha policia lokale.
Ndërkohë dyshimet janë se mund të ketë akoma më shumë viktima. Sipas CBS News, të paktën 15 ambulanca janë të pranishme në vendin e ngjarjes.