Kombëtarja shqiptare e futbollit po luan sot (e shtunën) në orën 20:45 kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” të Tiranës, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026 (SHBA, Kanada, Meksikë). Sfida për shumë tifozë e tejkalon anën sportive dhe në pah del historia e trazuar mes popujve. Tifozët u futen në stadium që në orën 18:00 dhe e kanë mbushur impiantin.
Ndërkohë, autobusi që transportoi ekipin serb nga hoteli për në stadium u qëllua me një shishe uji nga një fëmijë, me policinë që ndërhyu menjëherë. Edhe tifozë të tjerë ndoqën pas autobusin me lojtarët serbë, por nuk raportohet asnjë incident.
90+6′ Mbyllet 0-0 ndeshja në Tiranë.
90′ Gjashtë minuta shtesë.
85′ Julljan Shehu del nga fusha i lënduar, në fushë Ylber Ramadani.
76′ Në stadium janë 20 mijë e 427 tifozë.
75′ Aleksandër Mitrovic i bën vend Luka Jovic te Serbia.
75′ Broja del nga fusha, Uzuni në lojë.
72′ Daku pason bukur te Bajrami, goditja nga brenda zone ishte shumë e lehtë.
69′ Samardzic dhe Terzic i bëjnë vend Maksimovic dhe Stefan Mitrovic te Serbia.
65′ Ndalet për disa çaste ndeshja, pasi një send plastik godet një futbollist të Serbisë. Kryesori Massa flet me kapitenët Gjimshiti dhe Mitrovic. Vijon ndeshja. Spikeri në stadium paralajmëron se nëse ndodh sërish kjo situatë, arbitri do tërheqë skuadrat në dhomat e zhveshjes. Policia vendos kordon sigurie te tifozët.
62′ Manaj dhe Hoxha i bëjnë vend Dakut dhe Bajramit.
53′ Strakosha mban tanët në lojë, shpëton portën nga goditja me kokë e Mitrovic.
48′ Rast i mirë për tanët, Broja shtyn në sulm, por vetëm këndore.
46′ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime.
45+1′ Mbyllet 0-0 pjesa e parë.
45+1′ Elseid Hysaj ndërrmer një sulm nga e djathta dhe pasi rikuperon bukur, ndalet me faull në zonë. Për kryesorin Massa ishte 11 metërsh. Nga pika e bardha u paraqit Rey Manaj, i cili gaboi. Portieri Petrovic kuptoi krahun, duke bërë që Kombëtarja të humbiste shansin më të mirë.
19′ Berat Gjimshiti ndëshkohet me karton të verdhë.
17′ Pavlovic merr karton të verdhë.
12′ Mitaj provon nga jashtë zone, pret Petrovic në pozicion. Rasti i parë i ndeshjes.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga tanët.