Fitorja e Shqipërisë ndaj Serbisë solli largimin e Dragan Stojkoviç. Trajneri serb nuk e përballoi dështimin ndaj kuqezinjve në Leskovc.
Kjo nuk është hera e parë, që Silvinjo sjell largimin e trajnerit rival. Para Stojkoviç, një teknik serb po ashtu e pësonte pas disfatës me Shqipërinë.
Bëhet fjalë për Mladen Krstajiç, i cili në vitin 2023 e pati ndeshjen e fundit me Bullgarinë në “Air Albania”. Përfaqësuesja e tij kishte disa humbje radhazi, ndërsa disfata 2 me 0 në Tiranë vulosi fatin e tij.
Viti 2023 ishte surprizues dhe më i miri për Silvinjon në drejtimin e Kombëtares. Fernando Santos largohej nga Polonia, ndërsa Shqipëria e kishte mposhtur 2 me 0 në “Air Albania”.
Shqipëria e Silvinjos po ashtu ka ndikuar edhe në largimin e Jaroslav Silhavit nga Çekia. Disfata 3 me 0 në Tiranë tronditi çekët, të cilët larguan trajnerin edhe pse bashke me të morën pikë të rëndësishme më pas duke siguruar kualifikimin në Europian.