17
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur ngushëllime për ndarjen sot nga jeta të ish-drejtorit të QKUK-së, Ali Sadriu.
Përmes një telegrami në Facebook, ShSKUK thotë se Sadriu, do të kujtohet si profesionist i përkushtuar, njeri me integritet dhe kontribut të çmuar në sistemin shëndetësor dhe institucione publike të vendit, përcjell Klankosova.tv.
“Gjatë udhëheqjes së tij, ai dha shembull të përgjegjësisë dhe vizionit në interes të shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Në emër të ShSKUK-së, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkroi ShSKUK.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com