Gazetari Vehbi Kajtazi ka hedhur dritë mbi strategjinë e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke sugjeruar se data e zgjedhjeve ka luajtur një rol kyç në rezultatin përfundimtar.
Sipas Kajtazit, LVV ka monitoruar për muaj me radhë udhëtimet dhe rezervimet e kosovarëve për pushimet dimërore, duke vënë re se rreth 90 mijë qytetarë nuk do të ishin në Kosovë më 28 dhjetor 2025.
Ai vlerëson se kjo kishte ndikim të drejtpërdrejtë në votat e mundshme për opozitën, të cilat nuk ishin të pranishme në vend, ndërsa votat e diasporës u mobilizuan masivisht për Vetëvendosjen.
“Data e zgjedhjeve 28 dhjetor është e programuar qysh në krye të vitit. Ai (Kurti) çdo ditë ka luajt lojë në të cilën ka rënë opozita derisa ka mbërri më 28 dhjetor. Për informacion për publikun, 3 muaj më herët, LVV përkatësisht strukturat e saj kanë marrë informacion nëpër agjenci të fluturimeve, të udhëtimeve se sa persona po rezervojnë çdo ditë për të shkuar jashtë për pushime dimërore, për të prit Krishtlindjet, Vitin e Ri. Dhe ka rezulutu se diku 90 mijë kosovarë me 28 dhjetor 2025 nuk kanë qenë në Kosovë, pra kanë shku për pushime. Rrjedhimisht i bie që një numër i madh votash që është supozu që mund të jenë për opozitën, nuk kanë qenë këtu. Dhe janë zëvendësu këta, trefish mbase, me votë të diasporës e cila ka ardhë masivisht për Lëvizjen Vetëvendosje”, theksoi ai në “VV Show”.