Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, e konsideron Letoninë një ekip të vvështirë dhe i fortë fizikisht.
Në konferencën për media një ditë përpara ndeshjes miqësore me Gjibraltarin, Silvinjo u shpreh se kuqezinjtë po e përgatisin shumë mirë ndeshjen ndaj Letonisë.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme, luajmë me Letoninë në shtëpi në Tiranë, është një ndeshje shumë e rëndësishme të cilën po e përgatisim shumë mirë. Letonia është një ekip i vështirë, një kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe e organizuar. Kemi vuajtur në aspektin e fazës difensive në ndeshjen ndaj Letonisë. Jemi duke u përgatitur për këtë ndeshje të rëndësishme. Jemi shumë të lumtur me lojtarët që kemi dhe do të bëjmë më të mirën”, tha Silvinjo.
I pyetur për Brojën, Silvinjo u shpreh se është në gjendje të mirë dhe nuk ka asnjë problem. Ndërsa shtoi se nuk ndihen në presion për sfidën ndaj Letonisë.
Pyetje: Na duhet një fitore, a ka presion edhe për ju? Si është gjendja e Brojës?
Silvinjo: Ai është okej nuk ka asnjë problem dhe është në gjendje optimale, Broja e di që është lojtar i ri dhe duhet të luajë. Ai tashmë ka shkuar në një klub të mirë, Broja vazhdon të përmirësohet vazhdimisht, është në gjendjen optimale. Përsa i përket ndeshjes me Letoninë, nuk jemi në presion pasi shpesh herë kemi qenë në pozita të tilla. Jemi mësuar me një lloj presioni, duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ndeshja Shqipëri – Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.