Stadiumi i rinovuar nuk ka sjellë lumturinë e pritshme në Vlorë. Flamurtari u mposht 1-2 për raundin e pestë të Superligës nga Egnatia, ndërsa drejtuesit kanë reaguar. Administratori i klubit, Sinan Idrizi, duket se i ka dhënë afat edhe një javë trajnerit spanjoll Carlos Garcia.
Ky i fundit u afrua në Vlorë këtë verë dhe gjatë pesë takimeve në krye të skuadrës ka marrë tre humbje dhe dy barazime, për vendin e parafundit. Asnjë fitore për kuqezinjtë që u duke se rinovimi i stadiumit do sillte edhe rezultate, por nuk qe e thënë as prezenca e shtuar e tifozëve, të cilët dolën të zhgënjyer nga impianti.
Dueli i radhës për vlonjatët luhet më 4 tetor në ‘Selman Stërmasi’ dhe përballë është Dinamo. Nëse ekipi nuk reagon, duket se Carlos Garcia do bëjë gati valixhet për në Barcelonë.
LEXO EDHE:
Vlorë/ Përplasen 4 makina në Transballkanike, plagoset 21-vjeçarja
Si pasues të tij shihen Gentian Mezani, Shpëtim Duro dhe Francesco Moriero (ish-trajneri i Laçit).
Renditja e Superligës