Deklarata e fundit e Kryeprokurorit të Shtetit ka tronditur të gjithë narrativën politike dhe mediatike që prej muajsh ndërtohej kundër Artan Grubit.
Mesazhi ishte i qartë dhe pa dilema:
deri në këtë moment nuk ka deklarim të dhënë nga Grubi dhe nuk ekzistojnë prova të bazuara që justifikojnë gjithë zhurmën politike dhe mediatike të krijuar në opinion.
Kjo deklaratë u pa si shuplakë e fortë ndaj qarqeve politike dhe “kuzhinave” propagandistike që për muaj të tërë tentuan të krijojnë perceptim fajësie pa asnjë epilog juridik.
Në opinion po shtrohet gjithnjë e më shumë pyetja:
A ishte gjithë kjo një përndjekje politike e paketuar si “luftë kundër korrupsionit”?
Sepse realiteti juridik duket krejt tjetër nga propaganda politike.
Nuk ka dëshmi.
Nuk ka dëm të provuar.
Nuk ka akt konkret.
Por ka presion publik, etiketime politike dhe tentim për linçim mediatik ndaj një emri që vazhdon të shqetësojë qarqe të caktuara politike në Shkup.
Shumë qytetarë e shohin këtë si vazhdim të përpjekjeve për ta goditur faktorin politik shqiptar përmes spektaklit mediatik dhe jo përmes drejtësisë reale.
“Para fakteve bien të gjitha shpifjet”, ka reaguar edhe Dibrani Artin Spahiju, duke theksuar se e drejta nuk mund të zëvendësohet me propagandë dhe as me presion politik.
E gjithë situata po shihet gjithnjë e më shumë si test:
a do të mbizotërojë drejtësia reale apo gjykimi politik i imponuar përmes mediave dhe presionit publik?