Asnjë ndërtim pa leje apo që e ka shkelur atë, nuk do të ketë furnizim me energji elektrike. OSHEE thotë se do të forcojnë kontrollin dhe kërkesave për lidhje të reja energjie do t’u kushtohet vëmendje e veçantë.
S’ka furnizim me energji elektrike për objektet pa leje, OSHEE: Forcojmë kontrollinFoto ilustruese
Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë njofton se nuk do të lejojë asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet e kryera në shkelje të ligjit. Ashtu siç paralajmëroi kryeministri Edi Rama, OSHEE në një deklaratë për mediat thotë se nuk do të pranojë asnjë kërkesë për lidhje të re me rrjetin elektrik, nëse objekti është pa leje ndërtimi nuk ka zbatuar kushtet e përcaktuara në lejen ekzistuese.
“Në kuadër të aksionit të nisur nga Qeveria Shqiptare për të goditur paligjshmërinë në fushën e ndërtimit, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) shprehet i vendosur për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët institucionale. OSHEE është angazhuar për të forcuar kontrollin dhe për të mos lejuar asnjë lidhje të re me rrjetin elektrik për ndërtimet që nuk përmbushin kriteret ligjore”, njofton OSHEE.
OSHEE thotë se do të forcojnë kontrollin dhe kërkesave për lidhje të reja energjie do t’u kushtohet vëmendje e veçantë.
ndërtimit. OSHEE mbetet e angazhuar të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të kontribuojë për një mjedis të ndërtuar të sigurt, të ligjshëm dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet më tej në njoftim.