10
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Kombëtarja Spanjolle e Futbollit ka bërë skandal në prezantimin e shtetit tonë.
Në fakt, kjo Kombëtare në faqen e saj zyrtare në Facebook e ka paralajmëruar ndeshjen e sontme të ekipeve U-21 mes Kosovës dhe Spanjës në kualifikimet e Euro 2027 për këtë grupmoshë.
E në prezantimin e flajerit, spanjollët vendit tonë i referohen si “Territori i Kosovës”, duke e pasur parasysh se Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet.
Kjo nuk është hera e parë që spanjollët bëjnë skandale të tilla pasi edhe në të kaluarën kanë ndodhur incidente të tilla duke u fshehur flamuri apo edhe duke u ndryshuar emri i shtetit të pavarur të Kosovës.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com