Kupa e Botës në ski alpine për femra këtë javë fundjavë do të ketë konkurrim të dyfishtë, me kompeticionin që zhvendoset në Spindleruv të Çekisë.kolturiE shtuna do të jetë e rezervuar për garën e sllallomit gjigant, teksa zbritja e parë do të nisë në orën 10:00, ndërsa lëshimi i dytë starton në orën 13:00. Më tej të dielën do të jetë radha për garën e sllallomit, me nisjen e parë në orën 09:00, ndërsa zbritja e dytë nis në orën 12:15. Një fundjavë që do të gjejë në konkurrim edhe skiatoren e Shqipërisë, Lara Kolturi, e cila kërkon të lërë pas krahëve paraqitjen zhgënjyese që pati disa ditë më parë në sllallomin gjigant në Kronplatz në Itali, ku mundi të shkonte më shumë se vendi i 20-të.
Për sa i përket renditjes aktuale të përgjithshme në Kupën e Botës, në vend të parë qëndron amerikania Mikeala Shifrin me 973 pikë, ndjekur nga Kamil Rast e Zvicrës, e dyta me 833 pikë, ndërsa treshja e parë plotësohet nga gjermania Ema Aisher, në kuotën e 598 pikëve. Lara Kolturi ndodhet në vendin e dhjetë, me 445 pikë të grumbulluara gjatë këtij sezoni, ndërkohë që mban vendin e parë në klasifikimin e të rejave.DFG