Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se kjo ditë vulosi jo vetëm shqipen si kod gjuhësor por edhe si një univers identiteti.
Sot Dita e Alfabetit, Rama: Fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuhaEdi Rama
Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Alfabetit. Në një postim në rrjete sociale, ai shkruan se kjo ditë vulosi jo vetëm shqipen si kod gjuhësor por edhe si një univers identiteti, ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha.
“Mirëmëngjes dhe gëzuar Ditën e Alfabetit, ditën që vulosi shqipen jo vetëm si kod gjuhësor, por si një univers identiteti, mendimi e kulturash në rrugën drejt së ardhmes ku fjala shqipe vazhdon të ndërtojë historinë e një kombi që shpirtin e ka te gjuha”, ka shkruar kryeministri.
22 nëntori, që shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, u shpall një vit më parë festë zyrtare. Kjo ditë ka një simbolikë të veçantë dhe specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908.
Postimi i kryeministrit Rama