9
previous post
Gjatë ditës së sotme pritet të dorëzohet padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Kjo në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.
Padia do të dorëzohet nga ana e grupit “Asnjë Cent Më Shumë” duke filluar nga ora 11:00.
Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media ku ndër të tjera thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Pallati i Drejtësisë.
“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com