Familjarët e njërit nga të vrarët në vrasjen e trefishtë në Gjilan njoftuan se familjari i tyre, Abedin Hoxha do ti jepet lamtumira e fundit ditën e sotme.
“Të dashur familjarë,miqë dhe qytetarë,me dhimbje të thellë e me zemra të thyera ju njoftojmë që babai,vëllau,daja dhe familjari ynë i dashur Abedin Mehmetali Hoxha,dje,ndërroi jetë në rrethana të rënda tragjike në Gjilan. Për varrimin e tij ju njoftojmë nesër”, thanë dje nga familja.
Ditën e djeshme, qyteti i Gjilanit u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku tre persona u vranë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë mbeten të vdekur babë e bir, argjendar të njohur që qytetin e Gjilanit, të cilën u vranë në një kafene afër objektit të komunës së Gjilanit.
Mirëpo disa orë më vonë vdiq edhe njëri nga të plagosurit rëndë, i cili po trajtohej në Spitalin e Gjilanit, duke e çuar bilancin në tre viktima.
I dyshuari për rastin është Mefail Shkodra, i cili tashmë është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës