Conference League zbret sot në fushë me 18 ndeshjet e raundit të pestë në fazën e ligës. Në aksion janë thirrur edhe dy skuadrat shqiptare që janë pjesë e këtij kompeticioni, Drita dhe Shkëndija.
Kampionët e Kosovës, Drita luan në Prishtinë kundër holandezëve të AZ Alkmaar në orën 18:45. Skuadra nga Gjilani ka surprizuar me tetë pikë pas katër takimeve dhe për momentin kalon në fazën e radhës direkt.
Nga ana tjetër, kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija, luan në Shkup kundër Slovan Bratislavës. Djemtë e Jeton Beqirit kërkojnë pikët për t’u futur në zonën play-off.
Në ndeshjet e tjera spikat Fiorentina – Dynamo Kyiv apo Samsunsport – AEK Athinë.
Conference League, raundi i pestë:
18:45
Breidablik – Shamrock Rovers
Drita – AZ Alkmaar
Fiorentina – Dynamo Kyiv
Hacken – AEL Larnaca
Jagiellonia – Rayo Vallecano
Noah – Legia
Samsunspor – AEK Athina
Shkëndija – Slovan Bratislava
Universitatea Craiova – Sparta Prague
21:00
Aberdeen – Strasbourg
Hamrum – Shakhtar Donetsk
KuPS – Lausanne
Lech Poznan – Mainz
Lincoln Red Imps – Sigma Olomouc
Rakou – Zrinjski Mostar
Rijeka – Celje
Shelbourne – Crystal Palace
SK Rapid – Omonia