Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s mblidhen sot dhe nesër në Hagë të Holandës për një samit vjetor. I pranishëm është edhe kryeministri Rama, i cili është pritur në një takim nga Rutte.
Mbahet më 24 dhe 25 qershor në Hagë samiti i NATO-s. Të pranishëm në këtë samit janë 32 liderë dhe krerë të shteteve anëtarë të aleancës, mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim edhe me shefin e aleancës Mark Rutte ndërsa janë publikuar edhe fotot nga takimi i tyre.
Samiti vjen mes luftës të Rusisë në Ukrainë dhe pasigurisë rreth të ardhmes së Uashingtonit në aleancë. Samiti i NATO-s është i pari në të cilin merr pjesë presidenti i SHBA Donald Trump që kur ai mori detyrën në janar për mandatin e tij të dytë. Shefi i NATO-s Mark Rutte gjithashtu do ta kryesojë takimin për herë të parë.
Ndër pikat e pritura të diskutimit janë lufta në Ukrainë dhe çështja se sa po shpenzojnë shtetet anëtare për mbrojtjen e tyre kolektive, një pikë e diskutueshme në veçanti për SHBA-në. Trump ka argumentuar prej kohësh se SHBA-të mbajnë mbi supe shumë barrë financiare dhe dëshiron që të tjerët të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes.
Në takim pritet të marrim pjesë 32 krerët e shteteve ose qeverive të NATO-s, anëtarët e lartë të BE-së dhe përfaqësuesit e Ukrainës.
Samiti në Hagë, Rama takon senatorët e grupit vëzhgues për NATO-n në Senatin Amerikan
Gjatë samitit të NATO-s në Hagë, kryeministri Edi Rama ka takuar senatorët e grupit vëzhgues për aleance ushtarake në Senatin Amerikan.Ka qenë vetë kreu i qeverisë që ka ndarë fotot në llogarinë tij në Facebook.
Rama takohet me Rutte në Hagë: Mik i çmuar! Folëm për investimin në portin e ri të Durrësit dhe përgatitjet e samitit të NATO-s në Tiranë
Kryeministri Edi Rama është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Hagë. Kreu i qeverisë ndodhet atje në kuadër të samitit të aleancës euroatlantike.Kryeministri shprehet se folën për Ballkanin Perëndimor dhe investimin në portin e ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, si edhe për përgatitjet e samitit të aleancës në 2027 në Tiranë.“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.”, shkruan Rama.Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm Igli Hasani, i Mbrojtjes Pirro Vëngu, drejtoresha e SHISH Vlora Hyseni dhe Arben Kingji, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, do të marrin pjesë në darkën zyrtare të organizuar nga Mbreti Ëillem-Alexander dhe Mbretëresha Máxima e Holandës, në Pallatin Mbretëror “Huis ten Bosch”.Kujtojmë që Rutte vizitoi Tiranën më 16 maj teksa mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.