Këtë të hënë Kuvendi do të mblidhet në seancën e fundit plenare para zgjedhjeve të 11 majit, pasi më pas deputetët do të angazhohen në fushatën zgjedhore. Në këtë seancë zgjidhen 11 anëtarët e Këshillit Drejtues Kombëtar të RTSH, si dhe disa anëtarë të Institutit të të Studimeve për Krimet e Komunizmi
Kuvendi mblidhet sot në seancën plenare të radhës dhe të fundit përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Seanca do të zhvillohet në orën 10:00.
Ndër pikat që bien në sy dhe kanë më shumë interes janë përzgjedhja dhe votimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues së RTSH-së, me 10 kandidaturat që u kaluan javën e kaluar te Komisioni i mediave pas dëgjesës së mbajtur, si dhe i kryetarit të Këshillit.
Komisioni gjithashtu ka përzgjedhur më 11 mars, edhe 2 emrat kandidatë për kryetarë, teksa fituesi bëhet njëkohësisht edhe anëtari i 11 i Këshillit, përveçse drejtues. Zëvendësuesi i i ish-kryetarit Leka Bungo, do të jetë Helidon Haliti ose Fatjon Hoxhalli, të cilët janë 2 kandidatët përfundimtarë që garojnë për kryetar të Këshillit Drejtues të RTSH.
Kuvendi kishte shkarkuar Këshillin Drejtues të RTSH-së pas shkeljeve të shumta të gjetura në procedurat e garës për përzgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
Gjithashtu në rend dite është edhe votimi për anëtarët e Bordit të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
Do të diskutohet dhe votohet për projektligjin për Bankën Shqiptare të Zhvillimit, nismë kjo e qeverisë shqiptare, për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë dhe fermerëve.
Mes të tjerësh është edhe diskutimi për strukturën dhe organika e INSTAT-it.
Në listën me 10 kandidatë të Këshillit Drejtues të RTSH-së bie në sy emra si aktorët Bujar Kapexhiu, Rajmonda Bulku dhe Zamira Kita, regjisori Robert Budina, kompozitori Osman Mula, si dhe emrat e Pano Xhixho, Lorenc Vangjeli, Enio Civici, Alket Braho dhe Petrit Beci.