Në orën 10:00, nis seanca plenare në Kuvend. Në rend të ditës do të jenë një sërë projektligjesh, mes të cilëve ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë KQZ.
Sikurse edhe herët e tjera, edhe kjo seancë pritet që të jetë një ‘arenë’ diskutimesh mes maxhorancës dhe opozitës, teksa kjo e fundit vijon me akuzat për vjedhje dhe manipulim zgjedhjesh.
Në seancën e të hënës së 16 qershorit, 11 maji ‘trazoi’ sallën. Debat shkaktoi edhe një vizitë e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali në Odesa të Ukrainës. Gazment Bardhi akuzoi kryetarlamentaren se nuk ishte në samitin “Evropa Juglindore-Ukrainë”, por duke bërë selfie në Greqi. Pas tij, demokratët hodhën të njëjtat akuza, duke thënë se ka marrë vend Kuvendin peng, duke shtyrë seancat në varësi të axhendës së saj.
Projektligjet që janë pjesë e axhendës së sotme:
1. Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
2. Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
3. Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.
4. Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin”, i ndryshuar.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt”.
7. Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.
8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për “Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit”.
9. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.
10. Projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar”.