Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias do luajnë kundër Bylisit. Ekipi i Mirel Josës do kërkojë surprizën në ‘Arena Egnatia’, duke kërkuar t’i bëjë dëm vendasve.

Po në këtë orar, në “Niko Dovana” të Durrësit luhet Vora – Teuta. Edhe pse si miq, Teuta luan në shtëpinë e saj pasi vorakët ende nuk e kanë gati stadiumin, duke gjetur një marrëveshje midis klubeve.

Mbrëmja sjell duelin Dinamo – AF Elbasani. Në orën 19:00 në “Air Albania” të dyja skuadrat do kërkojnë tri pikët. AF Elbasani kërkon suksesin e pestë radhazi për t’u gdhirë në krye.

Raundi i 12-të i Superligës mbyllet të dielën me takimet Flamurtari – KF Tirana dhe Partizani – Vllaznia. Janë shkodranët dhe AF Elbasani që me 23 pikë ndajnë kreun e renditjes.

 

Superliga, raundi 12-të:

 

E shtunë, 22 nëntor 2025

16:00 Egnatia – Bylis

16:00 Vora – Teuta

19:00 Dinamo – AF Elbasani

 

E diel, 23 nëntor 2025 – 16:30

Flamurtari – KF Tirana

Partizani – Vllaznia

 

Renditja: