Kryeparlamentarja e Shqipërisë Elisa Spiropali, ka uruar presidenten e re të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Annalena Baerbock, për marrjen e këtij posti të rëndësishëm.
Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali krahas urimit, shkruan se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare besnike e OKB-së dhe se do të vazhdojë që të jetë aktive për avancimin e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, i shpreh urimet e përzemërta Annalena Baerbock për zgjedhjen e saj në rolin e Presidentes së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Shqipëria do të vazhdojë të jetë një anëtare e besueshme e OKB-së, një kontribuuese aktive dhe besnike në ruajtjen e sigurisë, ruajtjen e paqes, forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, e frymëzuar nga vlerat e lirisë dhe e bazuar në parimin e multilateralizmit”, shkruan Spiropali.