Akademia e Forcave të Armatosura është i vetmi institucion i arsimit të lartë në vend ku nuk paguhet tarifë, por studentët trajtohen me pagë mujore. Kjo akademi e fokusuar tërësisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë është përgjegjëse për përgatitjen e oficerëve, mbi parimin e tre elementëve të panegociueshën, Detyra, Nderi dhe Atdheu.
Akademia e Forcave të Armatosura funksionin sipas modelit West Point, shembull i shkollimit ushtarak amerikan që ka në thelb krijimin e lidershipit ushtarak që drejton me ndershmëri e dinjitet. Aktualisht, academia ka vetëm një fakultet, atë të Mbrojtes dhe Sigurisë, që përfshin tetë programe studimi.
“Janë të dyja nivelet, barchelor dhe master. Programet në marrëdhëniet nderkombëtare në fushën e mbrojtjes, shkencat e komunikimit të fushën e mbrojtjes, teknkologji informacioni, shkenca ushtarake ne fushën e mbrojtjes. Krahas nivelit barchelor, është duke u zhvilluat edhe një master profesional dhe dy shkencorë, inteligjencë artificiale, TIK ne kushtet e mbrojtjes dhe marrëdhënie ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes.”
Për ushtarakët e karrierës uniforma është nder dhe përgjegjësi mbi supe. Por përse një i ri duhet të ndjekë arsimin e lartë ushtarak?
“U jep mundësi të pafundme, qoftë në jetën ushtarake, qoftë në atë civile. Duke filluar nga një punësim i sigurt. Nëse në institucionet e tjera duhet të paguajnë një tarifë, këtu i ke gratis. Mund të shërbejë në përfaqësime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, mund të studiojë në institucine të rëndësishme, përmensim ëest point, akademinë prestigjoze te Britanisë.”
Aplkimi për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura është i njëjtë si në të githa institucionet e arsimit të lartë në vend. Nisur nga interesi në rritje të rinjve për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura, Fakulteti i Mbrojtjes dhe Sigurisë ka shtuar kuotat, nga 70 që ishin, këtë vit shkon në 80 në total.
“70 kuota janë të dedikuara për të rinjtë dhe të rejat nga rep e shqipërisë dhe 10 kuota per kosoven. Vetëm vitin e kaluar kanë qenë 1114 aplikime për 70 të drejta studimi.” Por akademia e forcave të armatosura nuk jep mundësi formimi ushtarak vetëm për maturantët.
“Kursi i përgatitjes së oficerit të ri. Marrin pjesë të rinj dhe të reja që kanë përfunduar, kanë një diplomë barchelor, vinë konkurojnë, periudha e studimit të tyre zgjat 9 muaj.”
Forcat e armatosura funksiojnë mbi bazë të rregulli e disiplinës. Por jo vetëm kaq, për t’u bërë pjesë e një prej programeve të fakultetit të mbrojtjes dhe sigurisë, kandidatët do të duhet të kalojnë testin fizik.
“Janë norma fizike impenjative, por jo të paarritshme. Gjatë gjithë ecurisë së programit studimor pastaj, përgatitja fizike është e rëndësishme. Duhet të jemi gjithnjë të përgatitur.”
Dekani i Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, colonel Arjan Osmani ka këtë mesazh për të gjithë maturantët që janë në prag të një momenti vendimtar të jetës.
‘Guxoni për të qenë pjesë e forcave të armatosura.”