Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, që të ndjekin me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e autoriteteve vendase, për shkak të zhvillimeve të fundit në rajon.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria këshillon qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Republikës së Shqipërisë në këto vende.
‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore’, thuhet në njoftim.
Ministria ka lënë edhe kontaket ku mund të drejtohen shqiptarët për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë. Ndërkohë, kjo thirrje e ministrisë vjen pas zhvillimve të fundit ku pas sulmeve të SHBA, Irani goditi me raketa bazat ushtarake amerikane në Katar dhe në Irak.
– AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR- Email: embassy.doha@mfa.gov.al, Tel: +974 77180778
– AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT- E-mail: embassy.kuëait@mfa.gov.al, Tel: +965 2524 0627
– AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE- Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al, Tel: +966501422449
-A MBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Email: embassy.UAE@mfa.gov.al, Tel: +971 50 980 7881