Netanyahu: 13 të vdekur në sulmet iraniane që nga e premtja
 
1749844433_lcimg5b3d2ea0274d439cb13eea.jpgT
ë paktën 13 persona janë vrarë nga sulmet iraniane që nga e premtja, ka konfirmuar kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu.Sipas një deklaratë të lëshuar nga zyra e Netanyahut, mes viktimave janë tre fëmijë. Të plagosur rëndë janë 9 persona ndërsa 341 janë të plagosur lehtë.
 
Rebelët Houthi: Lëshuam dy raketa në Tel Aviv në koordinim me Teheranin
 
1749969867_0312259987f842ff043ca4a52807dd771c52d0e4c.webp
Rebelët Huthi të Jemenit kanë marrë përgjegjësinë për lëshimin e dy raketave balistike në Izrael në 24 orët e fundit në koordinim me Iranin, duke thënë se ato shënjestruan “objektiva të ndjeshëm armik izraelitë” në zonën e Tel Avivit.Gazeta “Times of Israel” raporton se pavarësisht këtij pretendimi, burime ushtarake izraelite i kanë konfirmuar medias se IDF nuk është në dijeni të ndonjë lëshimi rakete balistike nga Jemeni në 24 orët e fundit.
 

Trump: Ne nuk jemi të përfshirë! Nëse Irani na sulmon, do të zbulojë fuqinë e padëgjuar të ushtrisë sonë

 

1749124211_donaldtrump.webp
P
residenti amerikan, Donald Trump ka thënë se nëse Irani sulmon Shtetet e Bashkuara në çfarëdo mënyre, do të përballet me fuqinë ushtarake amerikane “në nivele të papara më parë”.”SHBA-të nuk kishin të bënin fare me sulmin ndaj Iranit sonte”, tha Trump në një postim në Truth Social.

“Nëse sulmohemi në çfarëdo mënyre apo formë nga Irani, forca dhe fuqia e plotë e Forcave të Armatosura të SHBA-së do të bjerë mbi ju në nivele të papara më parë. Megjithatë, ne mund të arrijmë lehtësisht një marrëveshje midis Iranit dhe Izraelit dhe t’i japim fund këtij konflikti të përgjakshëm!!!”, u shpreh Trump.

 
Sulmi iranian, izraelitët ‘festojnë’ teksa raketat ngatërrojnë objektiv dhe bien në një vend arab e jo në qytetin e tyre (VIDEO)
 
Disa izraelitë janë filmuar duke “festuar” teksa raketat iraniane ngatërrojnë objektiv dhe bien në një vend arab jo në qytetin e tyre.Videoja është publikuar në rrjete sociale, krahas së cilës shkruhej: “Në këtë video, një numër izraelitësh brohorasin nga gëzimi. Sepse raketat iraniane po shkojnë drejt një qyteti arab, jo drejt tyre.”Mbrëmjen e djeshme, Izraeli dhe Irani kryen sulme ndaj njëri-tjetrit mbrëmjen e djeshme. Irani lëshoi të paktën 100 raketa kundrejt tokës izraelite në shenjë hakmarrjeje për goditjen e objekteve bërthamore dhe ushtarake.

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë plagosur në Izrael.

 
Sulmi iranian në Izrael, të paktën 8 të vrarë dhe 200 të plagosur
 
1749964879_sulmneizrael.webp
S
ulmet e fundit me raketa iraniane në Izraelin qendror dhe Jerusalem kanë lënë të paktën 8 persona të vdekur dhe të paktën 200 të plagosur, sipas mediave izraelite. Të paktën katër persona, përfshirë një djalë 10-vjeçar, u vranë dhe rreth 100 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa në rajonin qendror të vendit, sipas Magen David Adom, ekuivalentit të Kryqit të Kuq të Izraelit.Në rajonin Shfela, 37 persona të tjerë u plagosën. Policia izraelite konfirmoi në një postim në X se një sulm përgjatë bregdetit qendror në distriktin e Tel Avivit vrau disa persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë.

Pasi një sulm i mëparshëm shkatërroi një ndërtesë trekatëshe në rajonin e Galilesë Perëndimore të Izraelit, MDA tha se tre gra u vranë.

“Dy gra u shpëtuan pa shenja jete dhe u shpallën të vdekura në vend”, tha shërbimi i urgjencës. Një grua e tretë vdiq në spital.

Një raketë iraniane goditi një shtëpi në rajonin e Haifës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 14 të tjerë.