Ndërkohë mediat raportojnë se lideri suprem i Iranit, Khamenei është gati të largohet nga vendi me ndihmën e Moskës

Ushtria izraelite tha se goditi qendrat e komandës në Teheran që i përkisnin Forcës Quds të Iranit, krahut të operacioneve jashtë vendit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. Nga ana tjetër, raportohet se Irani ka shënjestruar qendrat e komandës së Forcave Izraelite të Mbrojtjes. Teherani deklaroi se ka goditur me sukses me një breshëri raketash në disa qytete, duke premtuar sulme edhe “më shkatërruese” kundër objektivave izraelite

 

Strategjia e Izraelit: Shkatërrimi i lëshuesve të raketave iraniane, në Teheran shfaqen autobombat e Mossadit
 

Siç raporton La Repubblica, nga sulmet izraelite me raketa Spike në Lavizan dhe Narmak thuhet se u vranë zyrtarë të lartë. Gjithashtu thuhet se u sulmua edhe baza ushtarake Bidgoneh në qytetin Malard, pranë Teheranit. Shpërthime në shkallë të gjerë u raportuan gjithashtu në Qom, pranë centralit bërthamor Fordoë.

 

Dy ndërtesa të larta banimi u goditën drejtpërdrejt nga raketat e lëshuara nga Irani në zonën Dan të Izraelit qendror.

Trump po shtyn për një marrëveshje, ai nuk përjashton përfshirjen amerikane në konflikt. I propozon Putinit një rol si ndërmjetës. BE bën thirrje për negociata me Iranin. Këtë të Hënë zhvillohet samiti i G7 në Kanada. Kriza ndërkombëtare pritet të jetë në tryezë. Liderët do të synojnë uljen e tensioneve. Zyrtarët iranian u kanë thënë atyre në Katar dhe Oman që janë ndërmjetësuesit e deritanishëm të negociatave SHBA-Iran se nuk janë të hapur për një armëpushim ndërkohë që është nën sulmin e Izraelit.

 

Iran International: Khamenei, gati të largohet nga Irani me Nndihmën e Moskës

 

1749941451_alikhamenei.jpg
Media “Iran International” ka marrë informacion se Ali Asghar Hejazi, zëvendësshefi i stafit të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, po negocion me zyrtarët rusë për të siguruar një dalje të mundshme për veten dhe familjen e tij nga Irani nëse situata përkeqësohet.

Sipas raporteve të medias, një zyrtar i lartë rus e siguroi Hejazin se Moska do të lehtësojë daljen e tij përmes një korridori të sigurt në rast të një përshkallëzimi.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një video të shtunën se udhëheqësit e lartë iranianë po “po përgatisin valixhet e tyre”.

 

Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit

 

 

Alon Pinkas, një ish-diplomat izraelit dhe këshilltar i dy kryeministrave të Izraelit, ka deklaruar se fuqia për t’i dhënë fund konfliktit mes Izraelit dhe Iranit qëndron në duart e Donald Trump-it.

Në një intervistë për “Newsday”, Pinkas u shpreh se Trump është në një pozitë që i mundëson të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje.

Sipas tij, presidenti mund t’i bëjë një ofertë Teheranit që do t’i lejonte Iranit të ruajë dinjitetin dhe të pranojë një paqe të negociuar, shkruan BBC.

Megjithatë, ai thekson se Irani, duke qenë në një pozitë të dobët negociuese, është më i prirur të vazhdojë luftën dhe të shkaktojë më shumë dëme në Izrael.

“Presidenti Trump mund ta marrë telefonin dhe t’i thotë zotit Netanyahu: ‘Mjaft më, ke 24 orë për ta ndalur këtë’,” tha Pinkas.

“A do të bëjë ndonjë nga këto dy gjëra? Nuk e di,” përfundoi ai.

 

Rebelët Houthi lëshuan raketë drejt Izraelit jugor, ushtria izraelite: U rrëzua para se të hynte në territorin tonë

 

1750060142_109398182.webp
Ushtria izraelite dha alarmin se nga Jemeni është nisur një raketë për të goditur Izraelin jugor.

Forcat e Mbrojtjes publikuan edhe një hartë ku po bien aktualisht sirenat e alarmit, por më pas njoftoi se raketa ka rënë para se të hynte në territorin izraelit.

Rebelët Houthi të Jemenit kanë konfirmuar edhe më parë se janë koordinuar me Iranin për të lëshuar raketa drejt Izraelit.

 

Presidenti iranian: Nuk kemi ndërmend të zhvillojmë një armë bërthamore

 

1750058599_cd3101f03d4a11ef8fde611ebead6fc2.jpg
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se vendi i tij nuk ka ndërmend të zhvillojë armë bërthamore, por do të mbrojë të drejtën e tij për energji dhe kërkime bërthamore, raportuan mediat iraniane.

Një deklaratë e tillë vjen ndërsa Izraeli ka kryer një valë sulmesh prej ditësh tashmë në objektivat ushtarake dhe bërthamore iraniane. Forcat izraelite kanë eliminuar një sërë komandantësh dhe shkencëtarësh.

 

Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh ndaj Mossadit

 

Irani ka ekzekutuar një burrë të shpallur fajtor për spiunazh për Mossad-in, agjencinë e inteligjencës izraelite. Lajmi raportohet nga agjencia e lajmeve Fars. Personi është identifikuar si Esmail Fekri.

Ai u arrestua me dyshimin për sabotim në Iran dhe mbledhje inteligjence kundër Izraelit dhe u akuzua për ‘Moharebeh’ (luftë kundër Zotit) dhe ‘Korrupsion në Tokë’.

Ky është ekzekutimi i tretë në javët e fundit në Iran i lidhur me spiunazh për Izraelin.

 
 

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Banorët e Teheranit do të ‘paguajnë çmimin’ për sulmet iraniane


 

Ministri i mbrojtjes së Izraelit ka paralajmëruar se banorët e Teheranit do të “paguajnë çmimin” për sulmet iraniane ndaj qytetarëve izraelitë, pasi bombardimet gjatë natës vranë pesë persona dhe plagosën dhjetëra të tjerë.

Israel Katz akuzoi udhëheqësin e Iranit, Ali Khamenei, se ka synuar qëllimisht zonat civile “për të penguar IDF-në të vazhdojë sulmin që po i shkatërron kapacitetet e tij”.

Katz gjithashtu e cilësoi Khamenein një “vrasës frikacak” dhe një “diktator mburravec”, teksa shtoi se vendi i tij do të hakmerret së shpejti.