4
Katër persona janë arrestuar në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Rasti ka ndodhur më 18 nëntor, rreth orës 01:15, ku si pasojë e sulmit, dy policët kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Mitrovicë Veri / 18.11.2026 – 01:15. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovare pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar, zyrtarë policorë. Viktimat kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Gjatë bastisjes në shtëpitë dhe banesat e të dyshuarve janë konfiskuar disa armë gjuetie dhe pistoleta me leje valide. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.