6
previous post
Supë magjerica
Përbërësit:
250-300 gr të brendshme
50 gr gjalpë
3 lgj oriz
2-3 qepë të njoma
1 kokërr vezë
1/2 limon
1 tufë koper
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Të brendshmet e mishit pasi i kemi shpëlarë mirë i përvëlojmë në ujë të vluar i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël. Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma (kryesisht pjesën e bardhë) derisa të ulin vëllimin, shtojmë më pas të brendshmet dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi kokërr të bluar.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com