Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të dielë dy ndeshjet e fundit për raundin e 12-të. Partizani dhe Vllaznia barazuan 1-1, ndërsa po 1-1 u nda edhe sfida në Vlorë mes Flamurtarit dhe Tiranës.
Në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet, Partizani ndali 1-1 kryesuesit e Vllaznisë. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin e vendasve pas golit të Rrok Tomës në limitet e 45 minutave të para. Nisja e fraksionit të dytë i pa shkodranët në sulm dhe duhej minuta e 59-të që një ish si Esat Mala të barazonte shifrat. Partizani gjen barazimin e katërt këtë sezon, teksa mbetet në vendin e shtatë. Vllaznia nuk mundi të përfitonte nga ndalja e AF Elbasanit për t’u shkëputur në krye.
Në Vlorë, Flamurtari barazoi 1-1 kundër Tiranës. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me Erald Maksutin pas 39 minutave lojë. Dueli ishte i luftuar dhe me raste nga të dyja ekipet, por pjesa e parë foli për vlonjatët. Në fraksionin e dytë Tirana ‘u zgjua’ dhe gjeti golin e barazimit me Elton Junior në minutën e 75-të. Braziliani goditi nga jashtë zone dhe një devijim i Markut e ndihmoi sferën që të shkonte në rrjetë. Në fund 1-1 dhe skuadrat ndanë nga një pikë në derbin e mbijetesës.
Pas javës së 12-të, Vllaznia dhe AF Elbasani ndajnë kreun me nga 24 pikë, ndjekur nga Egnatia dhe Dinamo. Në fund Bylis, Flamurtari dhe Tirana.
Superliga, raundi 12-të:
E shtunë, 22 nëntor 2025
16:00 Egnatia 5-1 Bylis
16:00 Vora 0-1 Teuta
19:00 Dinamo 1-1 AF Elbasani
E diel, 23 nëntor 2025 – 16:30
Flamurtari 1-1 KF Tirana
Partizani 1-1 Vllaznia
Renditja: