16
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjenerallejtënant Arben Kingji u takua me Shefin e Shtabit të Mbrojtjes së Italisë, gjeneral Luciano Portolano, gjatë një vizite zyrtare në Itali.
Gjenerallejtënant Arben Kingji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vyer që Italia i ka dhënë FARSH ndër vite, e cila ka ndikuar ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe falenderoi në veçanti Shefin e Shtabit dhe Forcat e Armatosura të Italisë për kontributin e tyre në operacionet paqeruajtëse KFOR, EUFOR, etj.
Shefat e Shtabeve konfirmuan vullnetin e përbashkët për thellimin më tej të bashkëpunimit, si në kuadër të iniciativave rajonale po ashtu dhe në kuadër të Aleancës së NATO-s.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com