Përgatitja:
Fillimisht grijmë kungulleshkat.
Mishin e pulës e copëtojmë pastaj e kryposim dhe i shtojmë pak piper të zi.
Mishin e rendisim në tavë, sipër mishit vendosim kungulleshken e prerë në rende, pastaj shtojmë domatet e prera në formë rrethore.
Kërpudhat i pastrojmë dhe i prejmë, poashtu dhe qepen, pastaj i fërgojmë në tigan për 5 minuta, këtë masë e shtojmë në tavë tek përbërsit e tjerë.
Në një enë përziejmë qumështin me kaçkavallin e grirë në rende, shtojmë dhe hudhren e prerë imët, pastaj masën e vendosim në tavë.
Tavën e mbulojmë me djathin mocarella, sipër mundë të shtojmë magdanoz për shije.
Tavën e mbulojmë me folie alumini, dhe e pjekim për 45 minuta në temperaturë 200 gradë.
Përbërësit:
4 copa mish kofshë pule (pa kocka)
-2 kungulleshka mesatare
-3 domate
-150 gr kërpudha
-1 qepë
-2 gota djathë mocarella apo djathë të butë
-2 thelbinjë hudhër
-1 filxhan kafeje ajkë
-2 lugë djath kaçkavall
-Kripë
-Piper te zi
-Majdanoz