18
5 bashki të vendit do të zgjedhin të dielën kryetarët e rinj, por kjo shënohet si fushata më jo tipike, kur asnjëra prej palëve nuk po zhurmon edhe pse jemi në ditët e fundit të saj.
Kandidatët në Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik dhe Mat po e zhvillojnë fushatën e tyre pa protagonizëm politik, dhe as liderët e partive të mëdha, Rama e Berisha, nuk janë shfaqur në asnjë miting apo takim elektoral.
Por pavarësisht kësaj, të dielën janë thirrur të votojnë 334 mijë zgjedhës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve testoi pajisjet elektronike që do të përdoren për të identifikuar zgjedhësit.
“Nuk është konstatuar asnjë problematikë e çdo karakteri në lodhje me pajisjet dhe besoj në ditën e zgjedhjeve nuk do të kemi asnjë lloj problemi. Të gjitha qendrat e votimit janë të mbuluara me operator. Gjithashtu KQZ ka zhvilluar seancat e trajnimit me secilin prej këtyre operatorëve. Nga ana e përdorimit të pajisjeve elektronike të identifikimit, çdo gjë është ashtu siç ka qenë parashikuar”, tha kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.Në Vlorë, numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë, në Berat mbi 82 mijë, në Cërrik afro 39 mijë, në Mat 29 mijë ndërsa në Tepelenë, 12 600. Në Vlorë kryebashkiaku Dredha u dorëhoq, në Mat, Tepelenë dhe Berat kryetarët u bënë deputetë, ndërsa në Cërrik i pari i bashkisë u bë ministër bujqësie. Bashkia Votues
Vlorë 171 895
Berat 82 161
Cërrik 38 724
Mat 29 092
Tepelenë 12 667
Gjithsej 334,539