Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, bëjnë me dije burime për Report Tv.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe as gjendja e gjyqtarit. Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.
Burimet i thanë Report Tv se të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dinamika e ngjarjes është e paqartë, pasi nuk dihet se si autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.
Redaksia e Report Tv po punon për të mësuar me tepër detaje rreth ngjarjes…
Sulmi me armë në Apelin e Tiranës, plagosen edhe 2 persona të tjerë
Dy persona të tjerë kanë mbetur gjithashtu të plagosur nga sulmi me armë në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Shqiptarja.com mëson se përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit nga autori i armatosur, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, roli i të cilëve nuk dihet.
Që të tre janë paraqitur në spital. Megjithatë, dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.