16
Ndeshja mes Kastriotit dhe Besës u ndërpre për disa minuta në pjesën e dytë. Shkak u bë tensioni mes lojtarëve të të dyja skuadrave në fushë, ndërsa një nga futbollistët e Besës qëndronte i shtrirë në fushë.
Ishte minuta e 55-të, kur sapo kishte rinisur ndeshja pas golit të Besës, kur të dyja skuadrat u përplasën. Gjyqtari Olsid Ferataj i tregoi kartonin e verdhë Kacbufit nga Kastrioti dhe Lima Da Silva Netos së Besës.
Po ashtu Ferataj u drejtua nga pankina ku i tregoi kartonin e kuq Redjan Bakut. Ky i fundit është trajneri i portierëve të Kastriotit.
Ndeshja është e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Sfida ishte e programuar për dje në stadiumin “Redi Maloku”, por u shty për shkak të kushteve atmosferike.