28
Tirana dhe Teuta janë ndarë me barazim pa gola në javën e 7 të Superligës. Në Air Albania, të dy skuadrat që vinin pas fitoreve, kishin raste për shënim, por në fund 90 minutat u mbyllën 0-0. Me të njëjtin rezultat përfundoi edhe supersfida mes Egnatias kampione dhe Dinamos pretendente për të fituar këtë sezon.
Më herët Vllaznia ia doli të fitonte me rezultatin minimal 0-1 kundër Bylisit. Ballshiotëve iu anuluan dy gola me VAR, ndërsa pas ndeshjes presidenti akuzoi FSHF-në për arbitrin, duke thënë se ishte i komanduar prej tyre. Pas 3 ndeshjeve të para të javës së 7 Vllaznia e sheh veten të shkëputur në krye me 2 pikë më shumë se Egnatia.