Ka qenë vetë prodhuesi i orave të shtrenjta që ka ndarë në rrjete sociale dy foto me kreun e qeverisë.
Themeluesi i Jacob& Co, Jacob Arabo ka vizituar Shqipërinë, ku edhe është takuar me kryeministrin.
Ka qenë vetë prodhuesi i orave të shtrenjta që ka ndarë në rrjete sociale dy foto me kreun e qeverisë. Në njërën prej tyre, shihet me Ramën dhe me disa persona të tjerë duke drekuar. Krahas postimit, ai shprehet mirënjohës për mikpritjen ndërsa nuk ka bërë të ditur se cila ka qenë arsyeja e vizitës së tij në vend.
“Mirënjohës që pata mundësinë të takohesha me kryeministrin Edi Rama. Faleminderit për mikpritjen dhe për bisedën frymëzuese. Shqipëria, energjia dhe krenaria juaj janë të paharrueshme”, ka shkruar ai.
Jacob Arabo është një dizajner bizhuterish me diamante i vlerësuar me çmime dhe themelues i Jacob & Co. Kur ishte 14 vjeç, ai emigroi me familjen e tij në Shtetet e Bashkuara dhe adoptoi versionin amerikan të emrit të tij: Jacob Arabo. Në vitin 1986, në moshën 21 vjeç, ai zyrtarisht themeloi kompaninë e tij, të quajtur Diamond Quasar, dhe filloi të dizajnonte bizhuteritë e tij të markës Jacob & Co. Jacob Arabo filloi të dizajnonte për një numër markash bizhuterish dhe klientësh privatë.