Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi ka thyer masën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Ky shtetas u lokalizua dhe kap në Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e DVP Tiranë
Njoftim i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ky shtetas u lokalizua dhe kap në Tiranë, si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e DVP Tiranë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.