Në 13 dhe 14 tetor Tirana mirëpret Forumin e parë të Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.
I mbështetur nga Komisioni Europian, ky forum synon të forcojë bashkëpunimin ekonomik dhe mundësitë e investimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia) dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE).
Sipas agjendës zyrtare, forumi do të hapet me një fjalim mirëseardhjeje nga Kryeministri Edi Rama, i cili do të nënvizojë rëndësinë e ngjarjes për zhvillimin e rajonit.
Avokati publikon VIDEON: Vëzhguesi i ONM-së, F. Ciardi, kapet në intimitet me përkthyesen
Pas tij, do të mbajë fjalën e saj të hapjes Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Pjesëmarrësit e forumit do të përfshijnë përfaqësues të lartë qeveritarë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Mali i Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, si dhe vendimmarrës, institucione financiare ndërkombëtare, investitorë strategjikë dhe kompani të mëdha nga Bashkimi Evropian dhe nga rajone të tjera të botës.
Agjenda
Dita I
Data 13 tetor 2025
11:00–12:00 Mbërritja dhe takimi
12:00–12:55 Ceremonia e hapjes
12:55–13:10 Ceremonia e nënshkrimit në prani të Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentes Ursula von der Leyen
14:15–15:45 Paneli Kryesor – Mundësitë e investimit në Ballkanin Perëndimor 6 në kontekstin e ri gjeopolitik
15:45–15:55 Nënshkrimi i Fondit të Rritjes së Gjelbër
16:15–17:45 Paneli Kryesor – Investimet në Ballkanin Perëndimor6 si një Burim i Ri i Konkurrueshmërisë dhe Potencialit të Rritjes
17:45–18:00 Përfundime dhe Vërejtje
Dita II
Data 14 tetor 2025
08:45–09:15 Mbërritja dhe kafeja e mirëseardhjes
09:15–09:30 Përmbledhje e ditës së parë të konferencës dhe prezantim i ditës së dytë
09:30–10:30 Prezantimi i projekteve për prodhimin dhe lëndët kritike
11:00–12:00 Prezantimi i projekteve për energjinë
12:00–12:45 Hackathon
14:00–15:00 Prezantimi i projekteve për dixhitalizimin
15:15–16:15 Prezantimi i projekteve për bioekonominë
16:15–17:15 Prezantimi i projekteve për Mikpritjen dhe Ekonominë Rrethore
17:15–17:30 Përfundim dhe Vërejtje