6
Punonjësit e Policisë, së bashku me oficerët e sigurisë në shkolla dhe përfaqësues të shërbimit psiko-social, kanë bashkëbiseduar me nxënësit mbi çështje që lidhen me parandalimin e fenomeneve të rrezikshme dhe mbrojtjen e të miturve.
Parandalimi i trafikimit të qenieve njerëzore
Siguria në përdorimin e rrjeteve sociale dhe internetit
Dhuna në mjediset shkollore
Bullizmi dhe bullizmi kibernetik
Parandalimi i përdorimit të drogave dhe alkoolit
Në vijim të bashkëpunimit ndërinstitucional midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, strukturat e Policisë së Tiranës kanë zhvilluar gjatë kësaj periudhe aktivitete informuese në disa institucione arsimore të kryeqytetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e kulturës së sigurisë tek nxënësit.
Gjatë takimeve janë trajtuar temat:
Në fokus të diskutimeve ishin:
• faktorët socialë dhe ekonomikë që ndikojnë në shfaqjen e këtyre fenomeneve;
• pasojat ligjore dhe sociale që ato sjellin;
• roli i institucioneve dhe mekanizmat e raportimit në rastet e dhunës apo abuzimit.