11
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një tjetër rast shkeljeje e rregullave të sigurisë në vendin e punës është regjistruar në Krujë, ku një punëtor është dëmtuar gjatë ushtrimit të detyrës në një pikë grumbullimi skrapi.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasi V. Sh., 36 vjeç, me detyrë administrator i pikës së skrapit, pasi dyshohet se si pasojë e mosrespektimit të rregullave të mbrojtjes në punë, është lënduar punëtori R. K., 49 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe i dëmtuari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore janë referuar në Prokurori, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësive ligjore.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com