Pesë të dyshuarit dolën para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë, në një seancë që nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.
Orest Sota kërkon lirimin nga qelia në GJKKO, avokati: Caktoni masë më të lehtë sigurie, nuk provohet se është i përfshirë
Nga Amerika në Evropë, takimet e Artur Shehut me pjesëtarët e grupit për trafikun e drogës dhe investimet në Shqipëri
Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë, GJKKO lë në qeli 3 të arrestuar, njëri në arrest shtëpie! Lirohet për arsye shëndetësore Gëzim Islami, dha garanci 100 mijë euro.
Të arrestuar pak ditë më parë në kuadër të megaoperacionit të SPAK kundër dy grupeve të dyshuara të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave, GJKKO la sot në fuqi masën “arrest në burg” për Orgest Birçajn, Dritan Agën dhe Orest Sotën. Për Edmond Jaupin u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa Gëzim Islami është liruar kundrejt garancisë pasurore.
Pesë të dyshuarit dolën para gjykatës për verifikimin e masave të sigurisë, në një seancë që nisi në orën 09:00 dhe u ndërpre për rreth dy orë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore.
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja e çështjes Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Sipas SPAK, të arrestuarit janë pjesë e një rrjeti kriminal që dyshohet se ka trafikuar mbi 6.7 tonë kokainë nga Amerika Latine drejt porteve të Belgjikës, Holandës dhe vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Në krye të dy organizatave kriminale të goditura, sipas dosjes hetimore, qëndrojnë Luçiano Koçeku dhe Alfredo Hamzai. Hetimet pretendojnë se grupet kishin ngritur një rrjet të sofistikuar që shtrihej nga laboratorët e kokainës në Ekuador dhe Kolumbi deri te magazinat e përpunimit në Belgjikë dhe Holandë, ndërsa lënda narkotike fshihej në ngarkesa me qymyr, fruta dhe sojë për t’u futur në tregun europian.
Në dosje përmendet edhe Orgest Birçaj, pronar i kompanisë “Top Seven”, i cili sipas SPAK dyshohet se organizonte dërgimin e punëtorëve shqiptarë drejt laboratorëve të kokainës në Ekuador përmes agjencisë së tij të udhëtimeve. Ndërsa Orest Sota dhe persona të tjerë dyshohet se kishin role të ndryshme në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Megaoperacioni i zhvilluar më 12 qershor çoi në lëshimin e 20 masave të sigurisë. Mes personave të përfshirë në hetim janë edhe biznesmeni Ilir Shtufi, i arrestuar në Greqi, si dhe Artur Shehu, i shpallur në kërkim.
Sipas Prokurorië së Posaçme, fitimet e krijuara nga trafiku i drogës janë investuar më pas në kompani ndërtimi, prona të paluajtshme dhe aktivitete të tjera ekonomike.
Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 18 vila, 336 llogari bankare, kompani, apartamente, automjete luksoze dhe prona në Tiranë, Palasë, Jalë, Himarë dhe zona të tjera të vendit. Vetëm një transaksion i dyshuar i lidhur me prona në Zvërnec arrin vlerën e 128 milionë eurove.
Lajmi në përditësim
——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Orest Sota kërkon lirimin nga qelia në GJKKO, avokati: Caktoni masë më të lehtë sigurie, nuk provohet se është i përfshirë
Biznesmeni Orest Sota ka kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për të arrestuarit e megaoperacionit të SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.
Përmes mbrojtësit të tij ligjor, Sota i kërkoi gjykatës caktimin e një mase më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk ka prova që e lidhin me veprimtarinë kriminale që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.
“Caktoni masë më të lehtë sigurie, nuk provohet se është i përfshirë në këtë proces”, argumentoi avokati para trupës gjykuese.
Vetë Sota mbajti një qëndrim të shkurtër para gjykatës, duke deklaruar se ishte dakord me mbrojtjen e paraqitur nga avokati i tij.