3
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Një autobus publik u përfshi nga flakët në qendër të Kerzers, në kantonin zviceran të Fribourg, duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur.
Raporti fillestar i policisë flet për gjashtë të vdekur dhe pesë të plagosur, përfshirë një punonjës shpëtimi.
Aksidenti, i cili ndodhi pak pas orës 6:30 të pasdites së sotme, të martën, më 10 mars, u raportua nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA, ku theksohej se policia kantonale konfirmoi informacionin në lidhje me incidentin, të raportuar fillimisht nga media të ndryshme, përfshirë La Liberté.
Po ashtu sipas raporteve fillestare mësohet se tragjedia u shkaktua pasi një pasagjer në bordin e autobusit i vuri flakën vetes.
R.Xh/Shqiptarja.com
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com