Në seancën e parë plenare të Parlamentit që do të mbahet sot, pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, pritet të deklarohet se tre anëtarë të kësaj përbërjeje parlamentare në raundin e parë të zgjedhjeve lokale janë zgjedhur kryetarë komunash, transmeton Portalb.mk.
Bëhet fjalë për Elizabeta Stamenkovska-Trajkovska në Kisella Vodë, Jane Micevski në Sopishtë dhe Dejan Prodanovski nga Prilepi.
Vendet e Stamenkovska-Trajkovska dhe Micevski duhet të plotësohen nga deputetët e radhës në listën e njësisë zgjedhore 1, ndërsa Prodanovski duhet të plotësohet nga ai i njësisë zgjedhore 4.
Parashikohet që deputetëve t’iu drejtohet kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rusopulos, ndërsa gjatë ditëve pasuese pritet që buxheti për vitin 2026 të hyjë në procedurë parlamentare. Aktivitetet e Parlamentit paraprakisht ishin pezulluar për shkak të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen.
Ndryshe, më 2 nëntor u zhvillua rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, ndërsa më 19 tetor u zhvillua rrethi i parë. Votimi në të dy raundet kaloi pa ndonjë incident serioz.