Kompania postare që shpërndau votat e diasporës ka prerë faturat për shërbimin e plotë prej 9.2 mln euro, për 245 mijë votues jashtë vendit, por KQZ po kontrollon nënshkrimet e marrjes së zarfeve, për të parë në ç’masë është zbatuar kontrata.
Tre muaj pas zgjedhjeve, KQZ ende asnjë pagesë ndaj DHL-së! Fatura për votën e diasporës 9.2 mln euroFoto ilustruese
Kompania postare që shpërndau votat e diasporës ka prerë faturat për shërbimin e plotë prej 9.2 mln euro, për 245 mijë votues jashtë vendit, por KQZ po kontrollon nënshkrimet e marrjes së zarfeve, për të parë në ç’masë është zbatuar kontrata.
“Ju informojmë se, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka disbursuar ende asnjë pagesë ndaj kontraktorit. Gjithashtu, raporti i zbatimit të kontratës nuk është finalizuar për shkak të vëllimit të madh të të dhënave që kërkojnë përpunim dhe angazhimit të stafit në procesin e numërimit/vlerësimit të votave nga jashtë vendit, trajtimit të ankimimeve, si dhe procesit të rinumërimit në vijim”,-tha KQZ në një përgjigje zyrtare për Report TV.
202 mijë zarfe mbërritën në KQZ, nga 227 mijë që i shpërndanë tek zgjedhësit. PD e akuzoi kompaninë se në bashkëpunim me socialistët, nuk i shpërndau zarfet sipas kontratës, pa firmë e karta identiteti.