11
Në Mitrovicën e Veriut, në Leposaviq dhe në Graçanicë – policia ka regjistruar tri raste dhune dhe po aq arrestime, është kumtuar sot.
Fillimisht, parmbrëmë, një orë pas mesnate, një grua në Graçanicë ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një zënke.
Asaj iu ofrua ndihmë mjekësore dhe rasti është dërguar te prokurori, transmeton Paparaci.
Policia nuk ka specifikuar nëse ky burrë është arrestuar
Vetëm dy orë më vonë, në Leposaviq është regjistruar rasti “sulm ndaj personi zyrtar”.
Një polic është sulmuar nga dy burra në momentin kur u shqiptoi atyre një gjobë në komunikacion.
Të dy janë ndaluar.
Ndërsa dje pasdite, raportuar në polici në Mitrovicën e Veriut se një burrë ka tentuar të sulmojë fizikisht një person tjetër.
Paraprakisht, sipas policisë, ai kishte dëmtuar gjërat në shtëpi.
Me vendim të prokurorit, edhe ai është ndaluar.