21
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministres së Japonisë, Sanae Takaichi, të mos ndërmarrë hapa që mund të provokojnë Kinën lidhur me çështjen e sovranitetit të Tajvanit.
Sipas Wall Street Journal, Trump ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me presidentin kinez Xi Jinping, gjatë së cilës gati gjysma e kohës iu kushtua diskutimeve për Tajvanin – ishull të cilin Pekini e konsideron si pjesë të territorit të vet.
Menjëherë pas kësaj telefonate, Trump ka biseduar edhe me Takaichi, duke i përcjellë qëndrimin e administratës amerikane mbi këtë çështje delikate.
Në fokus mbetet shmangia e çdo hapi që mund të rrisë tensionet mes Tokios dhe Pekinit, në një moment kur situata në rajon mbetet e brishtë.
Gazeta17shkurti.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazeta17shkurti.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazeta17shkurti.com