Ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Bernë, z. Rexhep Demiri, sekretari i dytë i Ambasadës së Kosovës z. Gjenis Haxhimehmeti, Shefi i Konsullatës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, Sekretari i Parë të Ambasadës së Shqipërisë në Bernë z. Valon Gashi dhe Drejtori për Diasporën i RKS Elis Badallimorën pjesë në Turneun Tradicional të Futbollit, organizuar nga Shoqata Kulturore “Kërçova – Zvicër”, në Derendingen, nën udhëheqjen e kryetarit Resul Mehmedi.
Ky turne nuk ishte vetëm një garë sportive – ishte një takim që mblodhi të tre diplomatët shqiptarë, një festë shqiptarie, një përqafim i shpirtit komunitar.
Ata u takuan me shumë dashamirë të sportit, njëkohësisht edhe ekipin nga komuna e Kërçovës me kryetar z. Fatmir Dehari, takuam edhe shumë bashkëvendas, aktivistë, afaristë, miq dhe personalitete të cilët i vlerësoj për kontributin e tyre të palodhur ndaj komunitetit dhe identitetit tonë kombëtar.