Një tërmet i fuqishëm ka goditur rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir në veriperëndim të Turqisë, duke shkaktuar shembjen e të paktën tre ndërtesave.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter u përqendrua në qytetin Sindirgi në provincën Balikesir, sipas agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, AFAD.
Ai goditi në orën 22:48 sipas kohës lokale (1948 GMT) në një thellësi prej 5.99 kilometrash (3.72 milje).
Tërmeti u ndje në Stamboll dhe në provincat e afërta të Bursës, Manisës dhe Izmirit, raportoi kanali i lajmeve Haberturk.
Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se të paktën tre ndërtesa dhe një dyqan u shembën në Sindirgi.
“Deri më tani, nuk kemi identifikuar ndonjë humbje jete, por po vazhdojmë vlerësimin tonë”, tha administratori i distriktit të Sindirgi-t, Dogukan Koyuncu, për agjencinë shtetërore Anadolu.
Televizioni privat NTV citoi brigadën e zjarrfikësve të thoshte se tre ndërtesa të banuara, të dëmtuara më parë nga një tërmet i mëparshëm, ishin shembur.