Momenti kur protestuesit e maskuar sulmojnë me shqelma bankën në Rrugën e Durrësit, i thyejnë xhamat

 

Prej orës 12:00 po vijojnë përleshjet mes protestuesve dhe forcave të policisë. Aktet e dhunës u shtrinë sërish edhe te bizneset private. Një bankë e nivelit të dytë është sulmuar nga protestuesit, duke thyer edhe xhamat.

 
Protesta e dhunshme, policia hedh gaz lotsjellës! Protestuesit shkulin ndriçuesit e rrugëve
 

1791978991_gazlotsjelles.jpg

Protesta para Ministrisë së Arsimit ka agravuar.

Protestuesit e maskuar kanë shkulur ndriçuesit e rrugëve.

Ndërkohë policia ka hedhur  gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre.

 

‘Deputetë të krimit’, protestuesit rrethojnë Palokën: Rama në burg, Berisha në burg! E përzënë duke i hedhur ujë e shishe: Ik, Ik 

 

Protestuesit janë përplasur me demokratët. Në pamje shihet se si ata kanë rrethuar deputetin e PD, Edi Paloka, ndërsa aty është edhe Arjana Kalaja. Ata kundërshtojnë praninë e demokratëve, duke i thënë të largohen nga protestat.

Protestuesit thirrje “Rama në burg, Berisha në Burg”, “deputetët e krimit”.

Edi Paloka: Kam një jetë që protestoj.

Protestuesja: Nuk je për popullin, je për opozitën.

Protestuesit hiodhën dhe ujë dhe shishe në drejtim të deputetit.

Protesta e dhunshme, policia shoqëron disa persona! Revoltohen protestuesit e tjerë: Mos i prekni studentët

Policia ka shoqëruar disa protesues.

Protestues të tjerë janë shprehur rë revoltuar, ndërsa blutë i kanë futur në makinë.

“Mos i prekni çunat. Mos i prekni studentët ore. Pse nuk dilni pa uniformë”, dëgjohen të thonë ata.

 
Protestuesit me ‘furnizime’ në protestë, turmës i shpërndahen maska dhe dorashka (VIDEO)
 

Maska dhe dorashka po shpërndahen mes protestuesve. Ky është momenti kur një grup protestuesish me qese të kuqe ndajnë maska dhe doreza të grupi i qytetarëve.

 

Protesta e dhunshme në Tiranë, protestuesi merr dëmtime te pjesa ballit! Spahia e ndihmon (VIDEO)

 

Një protestues ka mbetur i dëmtuar te pjesa e ballit.

Pas incidentit, protestuesi është ndihmuar nga deputeti i PD, Bardh Spahia.

 

Tensione në protestë, thirrje edhe kundër opozitës! Protestuesi: PD, PD, këlysha komunistësh!

 

Moment tensioni në protestë. Protestuesit lëshuan thirrje kundër PD.

“PD, PD, këlysha komunistësh”, tha protestuesi