Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ky shkëmbim në shkallë të gjerë, i iniciuar nga Moska, pritet të vazhdojë në ditët në vijim.
Rusia dhe Ukraina zhvillojnë raundin e dytë të shkëmbimit të të burgosurve, 307 persona kthehen nga secila palë
Moskë
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se Moska dhe Kievi kanë shkëmbyer nga 307 ushtarakë secila në raundin e dytë të shkëmbimit në shkallë të gjerë të kryer sipas kushteve të marrëveshjes së arritur në Stamboll javën e kaluar, transmeton Anadolu.
“Më 24 maj, në përputhje me marrëveshjet ruso-ukrainase të arritura më 16 maj në Stamboll, 307 ushtarakë të tjerë rusë u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit”, tha ministria në një deklaratë.
Në këmbim, 307 ushtarakë ukrainas i janë kthyer Ukrainës.
Sipas ministrisë, ushtarakët dhe civilët rusë të kthyer ndodhen aktualisht në Bjellorusi, ku po marrin mbështetje psikologjike dhe kujdes mjekësor.
Të gjithë individët e riatdhesuar do të transferohen në mjediset mjekësore në Rusi për trajtim dhe rehabilitim të mëtejshëm, tha ajo.
Ministria ruse e Mbrojtjes shtoi se ky shkëmbim në shkallë të gjerë, i iniciuar nga Moska, pritet të vazhdojë në ditët në vijim.
Të premten, Moska dhe Kievi shkëmbyen nga 270 ushtarakë dhe 120 civilë secila në raundin e parë të një shkëmbimi në shkallë të gjerë.